Për një euro e bën gruan për spital

Një person nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar gruan e tij në Pejë, pasi i njëjti fillimisht kishte kërkuar nga bashkëshortja e tij t’ia japë një euro dhe pasi që e njëjta nuk kishte, i pandehuri e kishte goditur me grusht në kokë dhe shkelm në këmbën e majtë, duke i shkaktuar viktimës lëndime trupore.

Ndërkaq, sipas një njoftimi për media Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Xh.T., për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Loading...

“Sipas aktakuzës, më datën 27 prill 2018, rreth orës 11:00, i pandehuri Xh.T, derisa ishte nën ndikimin e alkoolit, në shtëpinë e tij, i njëjti fillimisht kishte kërkuar nga bashkëshortja e tij t’ia jap 1 (një) euro dhe pasi që e njëjta nuk kishte, i pandehuri e godet me grusht në kokë dhe shkelm në këmbën e majtë, duke i shkaktuar viktimës lëndime trupore”, thuhet në njoftim.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale, e cila i vihet në barrë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.