Për këtë pagë kosovarët nuk do ta lëshonin vendin e tyre?

Instituti për Kërkime Ekonomike ka bërë një hulumtim në Kosovë me pyetjen “Për sa para nuk do të largoheshit nga Kosova”. Hulumtimi ka përfshirë qytetarët që largimin nga Kosova e shohin si alternativë, e kjo për shkak të papunësisë dhe mungesës së të ardhurave mujore.

Loading...

Në këtë hulumtim, pagat e sektorit publik përmbushin kërkesat e qytetarëve për pagat e tyre ideale, përderisa pagat në sektorin privat vazhdojnë të jenë të vogla.

Paga mesatare që do të ndalonte qytetarët të largoheshin nga Kosova del të jetë prej 600-800 euro, ndërsa paga më e lartë që kanë kërkuar të anketuarit është rreth 1 mijë euro.

“36% e të anketuarve besojnë që paga 600-800 euro është e mjaftueshme për të qëndruar në Kosovë. 20% e të anketuarve ju mjafton paga 400-600 euro. 18% dëshirojnë paga 800-1000 euro. Pagën mbi 1000 euro e shohin si opsion për të mos u larguar nga Kosova 16% e të anketuarve. 10% janë pajtuar me pagën solide 200-400 euro”, thuhet në të dhënat e hulumtimit.

Anketa hulumtuese është bërë nga të dhënat primare, për të qenë hulumtim empirik i bazuar mbi kërkesën qytetare për pagën ideale.

Politikat shtetërore ekonomike duhet të orientohen kah projektet zhvillimore të sektorit privat duke ulur njëkohësisht shpenzimet publike. /GazetaExpress