Regjisori Blerdi Malushi ka arritur të xhiroj për herë të parë Pelikanin në Kosovë.

Regjisori Blerdi Malushi tha për RTKlive se është hera e parë që Pelikani shihet në Kosovë.

“Aq sa kemi informata ne, ky shpend pra Pelikani nuk është parë më herët këtej. Unë kam arritur ta kem fotografinë dhe Videon xhiruar e cila është ekskluzive për grupin  e “Wildlife – Albanian Photographers”, tha Malushi, duke treguar se ky gjirim është bërë në rrethinën e Ferizajt.

Bashkëpunimi i regjisorit Blerdi Malushit dhe fotografit Arian Mavriqi do të vazhdoj dhe do të sjellin video dhe foto të tjera për kafshët dhe shpezët e egra në Kosovë. RTKlive

Autor: Fadil Sertolli