Për herë të parë në histori të Amerikës, një grua në krye të CIA-s

Gina Haspel, drejtoresha e re e CIA-s, dhe gruaja e parë e emëruar në këtë pozitë, është një mjeshtre spiunazhi.

Loading...

Ajo drejtoi një burg të CIA-s në Tajlandë, ku të dyshuarit për terrorizëm u vunë në ujë – një teknikë e ashpër e marrjes në pyetje që është mbështetur nga Donald Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi për vendosjen e Haspel në këtë post të martën në mëngjes në të njëjtin cicërimë, ku njoftoi edhe shkarkimin e sekretarit të shtetit, Rex Tillerson, dhe zgjedhjen e Mike Pompeo në vend të tij.

Drejtori i deritanishëm i CIA-s, Mike Pompeo emëroi Haspel si zyrtaren e parë femër të CIA-s.

Haspel ka përvojë të gjerë jashtë shtetit, ndërkaq në Uashington, ka mbajtur disa pozita të larta udhëheqëse, duke përfshirë atë të Zëvendës drejtoreshës  së Shërbimit Kombëtar të Klandestinëve dhe zëvendës drejtoreshë e Shërbimit Kombëtar Klandestin për Inteligjencën e Huaj dhe Veprimin e fshehtë.

Shefja e re e CIA-s së fundmi drejtoi burgun sekret të CIA-s ku terroristët e akuzuar Abu Zubayadah dhe Abd al Rahim al-Nashiri u torturuan në këtë formë në vitin 2002, transmeton Klan Kosova.