Dje janë mbajtur zgjedhjet në degën e PDK-së në Skenderaj, me çrast është zgjedhur kryetari dhe këshilli drejtues i PDK-së në këtë degë.

Në këtë proces për herë të parë është përfshirë edhe Arbër Geci, i cili ndonëse garon për herë të parë ka marrë vota më shumë, duke i renditur i treti në listë për anëtar të Këshillit Drejtues.

Me 157 vota sa ka marrë, Geci ka lanë mbrapa figurat qendrore të PDK-së në këtë degë përfshirë edhe deputet të Kuvendi të Kosovës.

Geci që është kryetar i nëndegës së Llaushës, përmes një postimi në facebook ka falënderuar për besimin e dhënë:

Sot me datë 21.04.2019, u mbajtë Kuvendi i Degës, ku pas nje gare të drejtë e demokratike përmes votimit të fshehtë është zgjedhur Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, me përbërje prej 71 anëtarësh.
Faleminderit të gjithë delegatëve për besimin e tyre që më kanë dhënë përmes votës së tyre duke më nxjerrë të tretin më të votuarin në mesin 71 antarëve të Këshillit Drejtues dhe të parin me të votuarin për delegat të Konventes Qendrore të PDK-së.
Shfrytëzoj rastin ta urojë përzemërsisht Kryetarin e Degës z.Sami Lushtaku edhe për një mandat të ri si Kryetar i Degës më të madhe të PDK-së në Kosovë.
Urojë që me Dekaden e Re të forcojmë Partinë Demokratike edhe më shumë si Partinë më të madhe në vend. 
Me respekt Arbër GECI.