Stadiumi Fadil Vokrri

Takimi ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi që zhvillohet të hënën do të zhvillohet para stadiumit të mbushur me shikues.

Kjo është sigurt sepse u shtien për 11 minuta dhe tashmë nuk ka asnjë vend të lirë në stadiumin Fadil Vokrri për këtë ndeshje.

Shitja e biletave për 11 minuta është dëshmia e radhës që interesimi për ndeshjet e Kosovës është shumë i madh, dukshëm më i madh sesa kapaciteti i stadiumit dhe njëkohësisht paralajmërim se prapë do të përballemi me fenomenin e stërshitjes së biletave në ditën e fundit.

Ndryshe nga kjo, selektori i Kosovës Bernard Challandes këtë ndeshje e ka quajtur si më të rëndësishmen deri më tani, kurse çmimet e biletave, vazhdojnë të mos jenë pengesë për shitjen e shpejt të tyre.