Për 10 vjetor të pavarsisë së Kosovës një familje nga Vushtrria bëhet me banesë

Per nder të 10 vjetorit te pavarsisë së Kosoves, bamiresit shqiptarë, përmes shoqatës Jetimat e Ballkanit, dhuruan nje banese te re.

Loading...

Familja e Veteranit te luftes Rizah Ibra nga Vushtrria është bërë me banese te re falë njerzve vullnet mirë për të ndihmuar këtë familje

Rizai ishte ushtar i UÇK-së, i plagosur ne Koshare, tani qe 18 muaj është në gjendje kome.
Dëshira e vetme e këtij veterani ishte që femijet e tij ta kenë nje strehë.

Kjo deshire ju plotesua, tani familja e tij e kanë banesen e tyre të re.Banesa është 80 metra katrorë dhe ka kushtuar 30,500 euro me gjithë mobilimin e saj.

Ndarjen e çelsave për familjen Ibar e kanë bërë Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri dhe Hoxhë Halil Kastrati.