Pejani sulmon avokatin në sallë pasi gjykata ia shqipton dënimin

Një person është arrestuar në objektin e Gjykatës Themelore në Pejë pasi ndaj tij ishte shpallur aktgjykim dhe ishte dënuar me 6 vjet burgim, e kishte sulmuar avokatin e tij mbrojtës të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Loading...

“I dyshuari është prangosur nga oficerët korrektues dhe është dërguar në qendrën e paraburgimit në Pejë”, thuhet në këtë komunikatë.