Në Dragash është zhvilluar turniri tradicional i pehliavnëve.

Gara e së dielës u organizua nga drejtoria e  Kulturës me rastin e 20 vjetorit të çlirimit.

Gara e Pehlivanave zhvillohet mes dy garuesve të cilët lyejnë trupin me vaj dhe sfidojnë njëri-tjetrin, derisa triumfues del ai që tjetrin e hedh me shpinë në tokë.

Në kategorinë e dorës së parë të dielën fitues doli pehlivani nga Bullgaria, Boban Danev, ndërsa për të dhe fituesit e kategorive tjera pati edhe medalje e shpërblime në të holla.

Kronikë e përgatitur nga gazetari Flamur Gajtani.

No tags for this post.