Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Rahovec, sot ka mbajtur Kuvendin zgjedhor të degës, në prani të qindra delegatëve nga të gjitha nëndegët, ndërsa me vota të fshehta zgjodhën për kryetar, Prof, dr. Idriz Vehapin.

Kuvendi zgjedhor ka zgjedhur dhe 61 anëtarë të Këshillit drejtues dhe 16 anëtarë për Konventën Qendrore.

Punimet e këtij Kuvendi, i ka përshëndetur zv. kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se PDK si gjithë andej Kosovës dhe në Rahovec në çdo fshat dhe qytet ka mbajtur një proces zgjedhor fer, të lirë dhe demokratik.

Hoxhaj, theksoi se Partia Demokratike ka qenë me rrol kyç në ndërtimin e shtetit tonë, prandaj, sa më e fortë është PDK, nga Sharri në Shalë të Bajgores, aq më e fortë është Kosova.

“Sa më të fortë jemi, aq më shumë detyra të mëdha kryejmë, aq më shumë forcohet vizioni i Kryetarit, Kadri Veseli”, tha Hoxhaj, duke shtuar se Dekada e re, e ideuar nga kryetari Veseli, nënkupton më shumë vende të reja të punës, më shumë zhvillim ekonomik dhe më shumë mbështetje për fermerët.

Ndërkaq, Idriz Vehapi e ka paraqitur një raport pune në mes të dy kuvendeve. Ai ndër të tjera ka thënë se PDK mbetet subjekti më i konsoliduar në Rahovec.

Po ashtu, ai ka potencuar se PDK në zgjedhjet e ardhshme do të qeveris përsëri në Komunën e Rahovecit.