Muaj më parë Drenasi e në përgjithësi Kosova, u trondit nga skandali seksual që u raportua se ndodhi në qytetin e Drenasit.

Të përfshirë në këtë skandal me një vajzë të mitur krahas një profesori ishte i përfshirë edhe një polic që rëndonte këtë skandal, që u raportua se kishte shfrytëzuar pozitën e tij për të kryer veprimet kriminale seksuale me vajzën e mitur.

E një skandal tjetër po raportohet se po ndodh në këtë vend. Ajo cfarë është duke ndodhur është se po dyshohet se po i mohohet e drejta e pronësisë dy jetimëve nga Komorani i Drenasit.

Në redaksinë tonë ka arritur një kërkesë ku dyshohet se gjyqtar të caktuar në Drenas po tentojnë të mohojnë të drejtën e pronësisë së jetimëve në fjalë.

Ne kemi siguruar kërkesën për monitorimin e çështjes gjyqësore në fjalë ku ju sjellim më poshtë :

KËRKESË PËR MONITORIM TË ÇËSHTJES GJYQËSORE

Unë Sh.H, motra M.H, vëllai Sh.H, si
dhe axha N.H që të gjithë nga Zabeli i Epërm – Drenas, të përfaqësuar nga
avokati I.D, kemi ngritur padi në Gjykatën Themelore Prishtinë – Dega Gllogoc, me
datën 24.04.2017 ora 10:44 kundër të paditurit H.A nga Zabeli i Epërm (në
vijim referuar si i paditur).

Me Kërkesëpadinë për anulim të deklaratave trashëgimore, dhe Vërtetim të pronësisë mbi bazën trashëgimore, si dhe me Propozim të masës së përkohshme duke u bazuar në bazat ligjore si në në kërkesëpadinë me numër C.nr 110/2017; duke iu referuar fakteve në lidhje me çështjen me masën e përkohshme e cila është e natyrës urgjente, Gjykata Themelore Prishtinë – Dega Drenas, ka neglizhuar kërkesën tonë e cila është e evidentuar me shenjën C.nr.110/2017.
Neglizhenca e gjyqtarit – fillimisht e A.H pastaj pasardhësit e tij D.Ç, që të gjithë emra të njohur për redaksinë – ka sjellur rrethana të reja duke i krijuar kushte palës së paditur që të krijojë probleme dhe duke futur persona të tretë në parcelën 37/0 Z.k.Komoran e cila udhëheqet në emër të së ndjerës gjyshes-nënës M.H.
Parcela e cila nuk është përfshirë në aktvendimin e trashëgimisë me nr T.nr.57/09
Theksoj se për të njëjtën parcelë udhëheqet edhe një procedurë tjetër jo kontestimore e cila është në shqyrtim sipas shenjës CN.nr.20/2013.
Ne kemi kërkuar që si bashkëtrashëgimtarë ligjorë të jemi palë në procedurë si bashkëndërgjygjës unik për po të njëjtën pronë, parcela 37/0 Z,K.Komoran dhe të jemi prezent lidhur me çështjen jo kontestimore – kompensim real për pronësinë e shpronësuar. Përgjigja e gjyqtarit D.Ç me shkresën drejtuar neve si palë kërkuese ka qenë negative me arsyetimin se lënda është e natyrës urgjente dhe se Inicuesi i procedurës H.A nuk pranon të jemi prezent si bashkëndëgjygjës unik.
Shkresa të cilën pranuam nga gjyqtari D.Ç nuk na ka lënë hapësirë që të ushtrojmë ndonjë lloj ankese të veçantë, gjë që është në kundërshtim me të drejtat tona si trashëgimtarë ligjorë duke na e mohuar të drejtën tonë që na takon, dhe njëkohësisht në anën tjetër dyshojmë se kërkesa jonë për një masë të përkohshme të cilën kërkuam të aplikohet në aktpadinë e evidentuar me C.nr.110/2017 nuk po aplikohet për shkak të lëndës CN.nr.20/2013.
Në vijim, ne si palë propozuese për caktimin e masës së përkohshme kemi sjellur edhe fakte të reja vazhdimisht që ta bëjmë edhe më të bindshme kërkesën tonë duke sjellur kështu edhe dëshmi në gjykatë se në parcelën 37/0 Z.Komoran ka ndodhur shitblerje e një pjese të parcelës ku kemi si shitës H.A dhe blerës A.B si palë e tretë e ndërhyrjes në këtë rast në një parcelë ku ende nuk ka ndonjë aktvendim përfundimtar nga Gjykata mbi kryerjen e trashëgimisë për këtë pjesë, dhe se për të njëjtën parcelë janë ngritur një varg aktpadish si pasojë e neglizhencës së Gjykatës dhe shkeljeve ligjore që janë bërë nga persona të ndryshëm.
Tanimë A.B si blerës në njërën anë, ka filluar edhe ndërtime në parcelën 37/0
gjë që është e kundërligjshme sepse ka hyrë si palë e tretë, ozurpim i pronësisë ku është ngritur kërkesëpadi në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega Drenas, e evidentuar me numrin C.nr.453/2018 .