Pas Ramseyt, Juventus ‘bombardon’ edhe me një yll tjetër

Pas Aaron Ramsey, një tjetër emër i madh i mesfushës mund t’i bashkohet Juventusit.

Zonja e Vjetër’ tashmë ka siguruar shërbimet e mesfushorit të Arsenalit, Aaron Ramsey, që në fund të sezonit do të transferohet në Torino si lojtar i lirë.

Por transferimi i Ramsey nuk e ka shuar dëshirën e Juventusit për të rikthyer në skuadër Paul Pogban.

‘Tuttosport’ shkruan se Juventus gjatë verës do të tentojë edhe transferimin e Pogbas nga Manchester United.

Pogba pikërisht nga Juventusi në verën e vitit 2016 ishte transferuar te ‘Djajtë e Kuq’.

Ardhja e Pogbas do të detyronte Juventusit të largonte një mesfushor nga skuadra, dhe lojtarët më të përfolur për t’u sakrifikuar janë gjermani Sami Khedira dhe boshnjaku Miralem Pjanic./Lajmi.net/