Rrugët e saposhtruara nëpër disa pjesë të Kosovës janë prishur menjëherë.

Gazeta Express ditë më parë ka publikuar fotografi, ku shihet se në fshatin Cabiq të Klinës kanë mbirë barishte në asfaltin e shtruar në muajin dhjetor.

Deputeti Milaim Zeka thotë se në rrugën Drenas – Skenderaj, akoma pa u lëshuar për qarkullim, është prishur. “E denoncova asfaltin sikur pete laknori ne Qabiq te Klines. Po tash shikojeni turpin e rruges Drenas -Skenderaj. Hala pa u leshu rruga, shikojeni se si duket. Krejte kjo rruge eshte bere terror psikologjik per kete ane…”, ka shkruar Zeka në Facebook.