Pas arratisjes së Gruevskit, Jnakulloska nuk pret që të paraburgoset

Ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska sot deklaroi se nuk pret që masat e sigurisë të cilat i ka shqiptuar gjykata të shndërrohen në paraburgim.

“Unë kam masa sigurie të caktuara të cilat i respektoj dhe nuk ekziston arsye pse duhet që ato të ndryshojnë”, tha Jankulloska para seancës së sotme për lëndën “Titanik”, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse pret që t’i shqiptohet masa e paraburgimit si Mile Janakieskit dhe Kriil Bozhinovskit.

Loading...

Jankulloska, Janakieski dhe Bozhinovski janë ndër të akuzuarit për rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike, për bashkëpunim kriminal dhe parregullsi zgjedhore. I akuzuar është edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari ku ka kërkuar azil politik.

Mbajtja e seancës së sotme gjyqësore është pak enigmatike sepse Gruevski disa ditë është i pakapshëm për policinë, ndërsa nga e hëna ai kërkohet edhe me fletëarrest për vuajtjen e dënimit me burg për dy vjet për rastin “Tank”.