Parlamenti miraton rezolutën kundër migrimit ilegal

 

Të gjitha grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës, megjithëse me disa sugjerime, kanë mbështetur njëzëri Projektrezolutën kushtuar ndalimit të imigrimit ilegal.
Propozimin për Projekt rezolutë, i cili u votua me 69 vota për, dy kundër dhe dy abstenime, e ka bërë Donika Kada- Bujupii, kryetare e Grupit Parlamentar të AAK-së.
Në tekstin e Rezolutës ceken disa pika, të cilat do ta pengonin migrimin ilegal të kosovarëve në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, raporton Telegrafi.
Ndër pikat kryesore janë edhe kërkesa për angazhim më të madh të Qeverisë së Kosovës në zhvillimin ekonomik, me theks të veçantë në shtimin e vendeve të reja të punës për qytetarët e Kosovës; Krijimi i fondit për parandalimin e migrimit ilegal; Krijimi i menjëhershëm i lehtësirave doganore, tatimore dhe administrative për të gjithë ata të cilët hapin më tepër se 10 vende të reja të punës; si dhe angazhimi i Qeverisë dhe Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale për arritjen e marrëveshjeve me shtetet e Evropës, për punësime sezonale, me qytetarët tonë.
Loading...