Paris, masa të rrepta sigurie pas paralajmërimit për protesta

Në disa pjesë të Parisit do të ndërmerren masa drastike të sigurisë të shtunën për shkak të paralajmërimit për protesta kundër presidentit francez Emmanuel Macron dhe qeverisë së tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Loading...

Përveç 8 mijë policëve që do të vendosen në kryeqytetin francez, inspektorët e policisë së Parisit identifikuan 14 objekte me rrezik të lartë.

Objektivi i demonstruesve mund të jenë mobiliet e rrugëve dhe vendet e ndërtimit, kështu që policia e Parisit do të heqë kontejnerët e qelqit, gardhet dhe makineritë e ndërtimit në zonat e identifikuara me rrezik të lartë, duke përfshirë dhe avenynë Champs-Elysees.

Në të gjithë vendin do të mobilizohen 89 mijë policë, që është dukshëm më shumë nga 65 mijë sa kishte në rrugët franceze në fundjavën e kaluar. Mbi 130 persona u plagosën dhe më shumë se 400 u arrestuan në trazirat më të mëdha nëpër rrugët e Francës në dekadat e fundit.