Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Siç parashikojnë meterologët, në fundjavë do mbajë mot i ngrohtë, me vransira dhe diell.

Loading...

Temperaturat e ajrit, pas rritjes ditëve të fundit, gradualisht nga java e ardhshme do të zbresin pak rreth vlerave mesatare. Minimalet në fundjavë do të zbresin deri në 9C, e në fillim të javës deri në 4C, e maksimalet do të luhaten nga 21C deri në 24C, e më pas do të zbresin në 16C deri 19C.

3.11 – Mot shumë i ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell.
4.11 – Mot i ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell.
5.11-6.11 – Në fillim të javës do të mbajë mot i mirë, të hënën me vransira dhe intervale me diell, e ditën e martë priten kthjellime.
7.11 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

Do të fryejë erë mesatare nga jugu-juglindja 2-6m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë rënie, por mbetet mbi vlera normale./gazetametro.net