Parashikimi i motit, java që vjen me diell, borë e shi

Masat e ngrohta të ajrit të ardhura nga ana juglindore e Kontinentit do të jenë të qëndrueshme edhe për tri ditët e ardhshme.

Në këto kushte, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, thotë se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperatura minimale do të lëvizë në mes 3C deri 5C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 11C deri 13C celsius.

Loading...

Kjo gjendje e motit do të vazhdojë deri ditën e enjte, duke përjashtuar ditën e martë meqë këtë ditë në jug dhe jugperëndim të vendit do të ketë kushte për reshje të dobëta e shiut. Do të fryj erë nga ana e jugut dhe juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

Nga dita e enjte e deri të shtunën do të ketë shtim të vranësirave të cilat nuk do të jenë stabile, fillimisht do të ketë reshje shiu, temperaturat do të ulen deri -2C celsius dhe reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me borë.

Temperaturat maksimale do të ulen deri 3C celsius, do të fryj erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Në bazë të parashikimeve numerike nga dita e diele pritet të ketë ngritje të lehta të temperaturave për 2C-3C celsius, por që edhe ditët e ardhshme do të jenë me vlera të ulëta të temperaturave dhe me reshje shiu.