Paralajmëron politikani ukrainas: Rusët po vijnë t’iu pushtojnë

“Bëni çantat gati dhe ikni, rusët e tmerrshëm dhe të dhunshëm po vijnë”. Kështu iu ka thënë gjermanëve, polakëve dhe qytetarëve nga vendet e Baltikut lideri Partisë Radikale në Ukrainë, Oleh Lyashko, duke garantuar si “200 për qind” të sigurta deklaratat e tij pompoze për një television lokal.

Gjatë intervistës ai ka pretenduar se po zbulon planet ruse për pushtimin e vendeve të Evropës lindore dhe perëndimore, transmeton Indeksonline.

“Nëse nuk e ndalim Putinin në Ukrainë, ai do të vazhdojë rrugën e tij për në Gjeramni, Poloni, Gjeorgji, Moldovë, dhe shtetet e Baltikut. Këto vende janë pikësynimet e tij fillestare për t’i pushtuar. Jam i sigurtë se Qeveria e Rusisë po përgaditnjë plan prej kohësh për pushtimin e këtyre vendeve. Jam 200 për qind i sigurtë”, ka thënë politikani.

Ai ka thënë se vetëm forca do ta ndalë Putinin, asgjë tjetër, prandaj duhet ndihmuar Ukrainën.