Ju prezantojmë me Heracles cheapectatus (në foto) , papagallin i cili ka madhësinë e një fëmije.

E megjithatë askush nuk e ka fatin që ta shoh përballë, pasi ai jetoi rreth 20 milion vjet më parë në atë që tani është Zelanda e Re.

Zbulimi i fosilit të këtij papagalli i shtohet koleksionit të pasur dhe të ruajtur të specieve të mrekullueshme të shpendëve.

Herakli ishte vërtet një gjigant në mesin e zogjve. Ishte i gjatë 80-90cm dhe peshonte rreth 7 kg.

Kjo e bën atë të njëjtë me madhësinë e një dodo-je dhe dyfishi i madhësisë së papagallit më të madh të ditëve të sotme moderne “kakapo”.

Me një peshë të tillë ka shumë të ngjarë që ai të mos ketë fluturuar.

Fillimisht, studiuesit menduan se ata kishin të bënin me një lloj shqiponje gjigante të lashtë, pasi ata nuk mund ta imagjinonin që dikur kishte një papagall kaq të madh. Fosili u gjet në Otago Qendrore.

Edhe pse sot zona është shumë e ftohtë dhe e njohur si zonë skijimi, kur Hercules jetonte klima mendohet të ketë qenë subtropikale. /Ora News.tv/