Panik në tren, vritet me thikë 50-vjeçari

 

Një burrë rreth të 50’ave është therur për vdekje para udhëtarëve të tmerruar në një tren në Surrey.

Viktima u godit me thikë në orën 12:58 në Guildford në shërbimin e Waterloo të Londrës, njoftoi Policia Britanike e Transportit.

Një dëshmitar tha për BBC se ai kishte qenë i përfshirë në një sherr në tren. Sulmuesi i tij është arratisur dhe është në kërkim nga policia.

Momentalisht, treni po mbahet në stacionin Horsley.

Ekipet e emergjencës mbeten në vendngjarje, në fshatin East Horsley dhe ekipet e policisë po kërkojnë zonën përreth për të dyshuarin. Ende nuk është bërë asnjë arrestim.