Panairi i Librit në Bogota i kushtohet Marquezit

Panairi Ndërkombëtar i Librit në Bogota në muajin prill do t`ia kushtojë komplet edicionin e radhës Gabriel Garcia Marquez.
Fituesi i Nobelit për letërsi, i njohur për veprat e tij “Kolonelit nuk ka kush ti shkruajë”, “Kronikë e një vdekje të paralajmëruar” apo “Dashuri në kohërat e kolerës”, do të përkujtohet nga Panairi FILBO me disa ligjërata mbi veprën e autorit, me ekspozita fotografike nga jeta e tij dhe kreacione multimediale.
Panairi do të hapet nga 21 prill e deri më 4 maj. Marquez vetë ka lindur në 1927 në Aracataca të Kolumbisë.