Një tjetër ngjarje e rëndë vjen nga përtej detit Adriatik, nga Italia.

Mediat vendase raportojnë se një 35-vjeçar shqiptar u gjet i varur në Parkun e Via Balilla.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës, ndërsa ishin kalimtarët ata që thirrën forcat zjarrfikëse.

Shqiptari ishte vetëvarur me rripin e pantallonave dhe u gjet pa jetë në një lartësi prej 9 metrash.

Sipas policisë italiane rrobat dhe dokumentet e tij ishin në rregull. Ai kishte veshur një palë xhinse, një këmishë të bardhë dhe një xhaketë të errët. Në kyçin e dorës së majtë kishte një byzylyk dhe një unazë në gisht, e cila dukej si martese.

Shqiptari nuk rezultonte që të kishte probleme me drejtësinë italiane, ndërsa po hetohet në lidhje me shkaqet që e detyruan që të vetëvritej.

https://www.ilmessaggero.it/italia/milano_impiccato_parco_resistenza-4722922.html