Pamje të reja sesi e humbi jetën polici Izet Demaj në Istog

 

Polici Izet Demaj ka humbur jetën para disa ditësh në përleshje me një grabitës të një banke në Istog. Në këtë video të publikuar nga “AlbanianReaLFacts”, shihet qartë se si ndodhi rasti.

 Nga video shihet se si Demaj ishte në një qebatore kur merr vesh për rastin, nga ku çohet me vrap për t’ju dalë në ndihmë punëtorëve të bankës dhe personave të marrë peng.

Përkushtimi i Izet Demajt për mbrojten e qytetarëve është vlerësuar lartë nga të gjithë drejtuesit e institucioneve të vendit dhe nga qytetarët.