Pamje të operacionit policor në dy lokalet e natës në Drenas

Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimin me Qenie Njerëzore, Njësia në Prishtinë ka realizuar me sukses planin operativ “Nëntori 2018”, me qëllim të kontrollimit dhe inspektimit rutinor të lokaleve të natës.

Loading...

Nga ky aksion, policia ka rezultuar që të identifikojë 12 punëtore femra, tetë prej tyre të Republikës së Shqipërisë dhe katër të Kosovës.

Kësisoj, Portali Indeksonline ka siguruar pamje gjatë aksionit policor, ku shihen pjesëtarët e PK-së teksa ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore.

Sipas PK-së, Plani Operativ ka përfshirë rajonin e Prishtinës dhe është zbatuar në bashkëpunim dhe mbështetje të njësive speciale operative në Prishtinë, me zyrtar të ATK-se, dhe Inspektorëve Komunal, shkruan Indeksonline.

“Janë kontrolluar dy (2) lokale:

Një në Komoran-Drenas

 

 

Një në fsh.Orllat-Drenas.

Gjithsejtë janë identifikuar 12 punëtore femra, prej tyre 8 shtetase të R.se Shqipërisë dhe 4 femra punëtore të R. Kosovës.

Shtetaseve të huaja (8), ju janë konfiskuar dokumentet nga ana e Drejtorisë për Migrim dhe të huaj, për procedim të mëtutjeshëm”, thuhet në raport.

Vlen të ceket se në njërin lokacion gjatë bastisjes është gjetur një revole e tipit Zastava e kalibrit  6.35, si dhe një karikator me tre fishek.

Gjatë kontrollit në veturën e njërit pronar është gjetur dhe sekuestruar një sasi e narkotike, dy qese për afërsisht 3 gr.

Inspektorët komunal dhe zyrtarët e ATK-së, kanë shqiptuar gjoba lokaleve në mungesë të dokumentacioneve përkatëse, dhe janë mbyllur të dy lokalet, për pa rregullsi.

Planin Operativ ka përfunduar rreth orës 01:30 të datës 10.11.2018, pa ndonjë incident./Indeksonline/