Sot rreth orës 16:00 një këmbësore është goditur nga vetura në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Klan Kosova ka siguruar një video që shihet vendi i ngjarjes ku u godit këmbësorja. Më pas ajo është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësorë.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00 në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një veture. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.