Këto janë pamjet e siguruara nga Syri.net në vendin ku u ekzekutua sot në Rrëshen, Armando (Tonin) Gjini. Makina e tij e shpuar nga plumbat e vrasësve është tërhequr nga Policia, pas heqjes së trupit të viktimës dhe marrjes së provave.

Gjini ishte me fëmijët në makinë duke pritur gruan që kishte zbritur për në supermarket kur e qëlluan. Nga një makinë me xhama të zinj u qëllua në drejtim të Gjinit; vrasja e tij ndodhi në sy të fëmijëve, që fatmirësisht nuk u prekën nga plumbat.