Pamje nga kufiri Serbi-Hungari, kosovarët po presin në kolona të gjata kufitare

 

Numri i mërgimtarëve që po largohen pas pushimeve në Kosovë është i madh, e aq të gjata dhe të mundimshme janë edhe pritjet në kufi.

Përveç në pikë kalimin në Merdarë, me kolona të gjata mërgimtarët po përballen edhe në kufirin Serbi – Hungari.

Këtë e shohim edhe përmes imazheve të cilat i ka siguruar “Indeksonline”, ku vërejmë numrin e madh të vetura që po presin për të vazhduar udhëtimin për në vendet ku ata jetojnë.

Sipas dëshmitarëve kolona është e gjatë deri në disa kilometra./Indeksonline/