5 persona kanë humbur jetën në koncertin e Soolking dhe Dhurata Dorës

E pranishme në koncertin e Soolking ishte edhe këngëtarja kosovare e hitit “Zemër”, Dhurata Dora. Ajo postoi foto në rrjetin social Instagram për prezencen e saj në koncertin e Soolking në Algjeri.

Mijëra persona ishin mbledhur në një stadium për të parë reperin, Abderraouf Derradji, i njohur si Soolking, duke performuar kur një turmë e madhe njerëzish kanë rënë nga njëra prej hyrjeve, transmeton rtv21.tv.

Ndërsa 21 persona të tjerë mbetën të lënduar, të cilët janë dërguar për në spital, thanë burime mjekësore për mediat lokale.

Nga pesë të rinjtë që humbën jetën ishin tre meshkuj dhe dy femra. Koncerti vazhdoi dhe u transmetua drejtpërdrejt në një kanal TV Algjerian./21Media