Pamje nga grabitja e armatosur e bankës në Prishtinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në filialin e bankës BKT në Prishtinë.

Loading...

Në disa pamje që janë publikuar në rrjetet sociale, shihet se disa persona të maskuar dhe me armë kanë hyrë në bankë dhe pasi kanë grabitur paratë kanë ikur me një veturë, Golf në drejtim të panjohur, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se edhe javën e kaluar është grabitur banka TEB në kryeqytet.