Pamje e tmerrshme, polici e godet në kokë burrin para se ta arrestojë

 

Ka nisur një hetim ndaj forcës së policisë në Mbretëri të Bashkuar, pasi një video doli në internet në të cilën shihen policët duke e goditur në kokë një burrë, ndërsa po provonin ta arrestonin.

Policia tha se janë duke e rishikuar videon e shkurtër, bashkë me pamje të tjera të kamerave të policisë që i kishin me vete, para se të vendosin nëse veprimi i policëve duhet të ndëshkohet.

Në video, një polic tullac shihet duke e goditur burrin e moshës së mesme tetë herë në kokë, ndërsa mban diçka në grushtin e tij, transmeton Gazeta Express.

Burri në video shihet duke u mbajtur nga policët, të cilët provojnë ta arrestojnë atë. Shikojeni videon: