Pako e dyshimtë në Spitalin e Pejës, ndërpriten vizitat

Të gjitha vizitat e parapara tek pacientët në Repartin Kirurgjik e Pediatrik në Spitalin e Pejës, aktualisht janë ndërprerë.

Loading...

Kjo për shkak të gjendjes së krijuar pas raportimeve se në këtë zonë ka një pako e dyshimtë ndërsa hetimet janë duke vazhduar në verifikimin e saj, njofton Klan Kosova.

Këtë e kanë konfirmuar zyrtarë nga Spitali i përgjithshëm i Pejës përmes një njoftimi të lëshuar, ndërsa theksohet që pacientët të mos kenë panik:

”Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se askush nuk ka nevojë të shqetësohet për pacientët ngase ata po trajtohen dhe janë marrë masa që kujdesi ndaj tyre të bëhet edhe pas evakuimit”.