Pagat e Kosovës më të ulëtat në tërë Europën

Paga minimale në Serbi e paguar në janar ka qenë 174 euro. Në këtë shtet fqinj të Kosovës, çmimi minimal për një orë punë sillet rreth 1 euro, në Luksemburg 11 euro, Francë 8.82, kurse në Gjermani 7.72 euro.

Loading...

Një pagë e tillë është pak a shumë e ngjashme edhe në Shqipëri dhe Maqedoni, derisa Eurostati të dhëna për Kosovën nuk ka.

Mirëpo, sipas të dhënave të fundit, paga minimale në sektorin publik është 170 euro, kurse në atë privat 130 euro, raporton Indeksonline.

“130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç”, kështu janë të kategorizuara pagat minimale në Kosovë.

Pagën me të ulët në Bashkimin Evropian e ka Bullgaria, e cila shkon në 184 euro. Këto të dhëna janë publikuar nga Eurostati, derisa paga më e lartë minimale në BE shkon në 1923 euro dhe kjo arrihet në Luksemburg.

Pra, një puëntor në Luksemburg paguhet 11 herë më shumë sesa një punëtor në Bullgari (pagat minimale).

Pagesa minimale në SHBA në janar të vitit 2015 ka qenë 1035 euro. /Indeksonline/