Paga, laptopë e telefona për ish-qeveritarët

Ish-ministrat dhe ish-zëvendësministrat realizojnë beneficione nga shteti, shkruan sot Koha Ditore.
Janë 25 ministra ose zëvendësministra të mandatit të shkuar që marrin 70 për qind të pagës bazë, ndonëse nuk punojnë.
Shumë nga ta, por edhe të tjerët që nuk e realizojnë këtë pagë, nuk i kanë dorëzuar asetet qeveritare që i kishin në shfrytëzim, si telefonat e laptopët.
Ka edhe zyrtarë që, ndonëse janë emëruar në këtë mandat, i marrin pagat, por e bojkotojnë punën, përcjell koha.net. Krejt çka kanë bërë zyrtarët aktualë është një lutje për dorëzim të këtyre pajisjeve. /koha/