Pacolli: Puna e palodhshme e Kryetarit Bahtiri i pengon vetëm bandave kriminale

Sekretari i AKR-së, Rrahim Pacolli, ka reaguar ndaj kërcënimit të bërë për kryetarin e  Komunës së Mitrovicës  Agim Bahtiri.

Loading...

Përmes një postimi në facebook, Pacolli ka shkruar së  puna e palodhshme e Kryetarit Bahtiri i pengon vetëm bandave kriminale.

Postimi i plotë

Puna e palodhshme dhe konstruktive e kryetarit Agim Bahtiri për një Mitrovicë stabile, i pengon vetëm bandave dhe kriminelëve. Kërcënuesit të sillen para drejtësisë, kurse kërkoj nga institucionet e sigurisë që të ofrojnë mbështetjen e plotë për sigurinë e kryetarit Bahtiri.Rr.P