Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, iu ka shkruar letër informuese Bashkimit Europian dhe ambasadorëve të QUINTI-it lidhur me ndalimin e serbëve që jetojnë në Kosovë nga Serbia.

Ditë me parë Shërbimi Sekret Serb ka ndaluar nënkryetarin e Partisë së Pavarur Liberale (SLS) dhe zv.ministrin e Kulturës, Boban Stankoviq.

Zv.kryeminsitri Pacolli ia ka kujtuar BE-së dhe ambasadorëve se këto sjelle të Beogradit vijnë në kohën kur serbët që jetojnë në Kosovë kanë shprehur vazhdimisht shqetësimet e tyre për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

MPJ përmes kësaj letre kritikon ndërhyrjen e Serbisë në jetën politike dhe institucionale të serbëve të Kosovës, ndërsa kërkohet reagimi i menjëhershme e autoriteteve ndërkombëtare për këto çështje.

Ne letrën e siguruar thuhet se “nuk dihet se sa larg mund të shkojë Serbia me agjendën e saj”.

Klan Kosova ka kontaktuar zyrtarët e MPJ-së, por askush nga ata nuk ka pranuar ta komentojë përmbajtjen e letrës dërguar zyrtarëve ndërkombëtarë.