Ozil paralajmëron: Frikësohuni nga Arsenali

Mesut Ozil beson se çdo ekip duhet të frikësohet nga Arsenali, derisa londinezët po përgatiten për finalen e Kupës FA që do ta zhvillojnë ndaj Aston Villas.

Mesfushori gjerman ka luajtur një rol të rëndësishëm në pjesën e dytë të sezonit për Arsenalin ndërsa ka thënë se ekipi i tij ka lojë të papërshtatshme për kundërshtarët.

Loading...

“Njerëzit na konsiderojnë si favoritë, por kjo nuk do të thotë se duhet të jeni të sigurt për këtë”, ka thënë Ozil për SID.

“Nganjëherë është shumë e vështirë edhe ndaj ekipeve të quajtura të vogla. Ju luani, por ata nuk dorëzohen edhe nëse janë duke humbur 3 me 0”.

“Por unë gjithashtu e di se çdo kundërshtar duhet të frikësohet nga ne, sepse luajmë futboll të mirë”.