Ora inteligjente Motorola Moto 360 do të kushtojë 100 dollarë më pak

Motorola Moto 360 ishte një nga orët inteligjente më të përfolura në vitin 2014, jo vetëm sepse ishte pajisja e parë që operonte me sistemin Android Wear, por ishte gjithashtu ora e parë me ekran të rrumbullakët që operonte me këtë platformë. Dizajni i orës u pëlqye shumë nga konsumatorët. Motorola do të prezantojë së shpejti pasardhësen e kësaj ore, prandaj ka vendosur që të ulë çmimin e Moto 350 me 100 dollarë. Më parë ora kushtonte 249 dollarë, ndërsa tani ajo do të shitet për 149 dollarë.

Kjo orë inteligjente është në dispozicion në tri versione: trup prej çeliku të pandryshkshëm, i shndritshëm, me rrip lëkure ngjyrë gri. Versioni i dytë ka trup prej çeliku të pandryshkshëm, i shndritshëm, me rrip lëkure me gurë të çmuar, dhe versioni tjetër ka trup prej çeliku të pandryshkshëm, ngjyrë të zezë, dhe rripi gjithashtu është prej lëkure ngjyrë të zezë.

Moto 360 ka ekran 1.56 inç, me rezolucion 320×290 dhe densitet 205 pikselë për inç, dhe xhamin mbrojtës Gorilla Glass 3. Ora ka marrë certifikimin IP67, që do të thotë se mund të qëndrojë në ujë për 30 minuta në një thellësi prej 1 metrash. /krokodili.al/