Opozita e Drenasit kërkon seancë të jashtëzakonshme, shkak mbyllja e 3 shkollave

Partitë opozitare në Drenas kanë dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, me të vetmen pikë të rendit të ditës: Mbyllja e shkollave në fshatrat Abri, Gjergjicë dhe Godancë.

Loading...

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate, ku shkruan:

Të nderuar qytetarë,

Se bashku më përfaqësuesit e subjekteve opozitare në Drenas, sapo dorzuam kërkesën për seancën e jashtëzakonshme me të vetmen pike të rendit të ditës “Mbyllja e shkollave në fshatrat: Abri, Gjergjicë dhe Godancë.

Për ne si opozitë dhe qytetarët e Drenasit, vendimi i kryetarit Lladrovci për mbylljën e shkollavë është i papranueshëm dhe bie ndesh me të drejtën tonë për tu shkolluar. Prandaj, si opozitë e bashkuar do ndërmarrim gjithë hapat ligjor dhe kushtetues për hapjen e këtyre shkollave.