Ambasadori britanik Ruairi O’Connell në profilin e tij në facebook i është përgjigjur edhe një pyetjeje se kush është politikani apo politikania e tij më e preferuar në Kosovë që do të donte ta shihte në krye të Qeverisë.

Ndonëse, thotë se kurrë më parë nuk është deklaruar për një gjë të tillë, ka pohuar se politikania e tij e preferuar është Saranda Bogujevci, që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, por ka thënë se kjo s’ka të bëjë me partinë.

Përgjigjja e plotë e ambasadorit britanik:

Ju keni shpallur pavarësinë 11 vjet më parë. Dhe duhet të filloni te mendoni si shtet i pavarur. Dhe nuk duhet të pyesni të huajt se cilët politikanë i duan që ju t’i keni në qeveri. Kjo duhet të jetë për votuesit e Kosovës. Njerëzit me pyesin se kush është politikani im i preferuar. Dhe zakonisht deri sot kam refuzuar të përgjigjem, por do e them tani”.

Saranda Bogujevci, dhe nuk ka të bëjë me partinë e saj. Por unë nuk kam takuar grua më me dinjitet, ose grua me inspiruese në jetën time. Në të gjitha ato që ajo ka kaluar, masakra, rikuperimi, dëshmia në gjykatë Serbe, dhe kthimi në Kosovë. Dhe pas gjithë kësaj të dalë pa urrejtje, dhe zemërim. Por me dëshire për të punuar për të mirën e të gjithëve

Për drejtësi, por jo për hakmarrje. Për një vizion për Kosovën që përshtatet me vizionin e saj. Ju keni disa politikanë të mirë. Por qytetarët duhet të dërgojnë mesazh politikaneve se ata do t’i dënojnë ata dhe partitë e tyre nëse ajo parti pranon korrupsionin.

Nuk është e mjaftueshme të thuhet se ky është një person i mirë në parti, dhe do të votoj për ta, edhe me qenë se pjesa tjetër janë kriminel. Nëse ju votoni për parti me lidhje kriminale, në efekt ju bënë juve përkrahës të mafias”, është përgjigja e O’Connellit.

No tags for this post.