Lufta e Nuseve, programi i mirënjohur tashmë që transmetohet në Tv Klan por edhe në Kosovë e Maqedoni ka filluar xhirimet e sezonit të ri siç shihet në rrjetet sociale të organizatorëve.

Nga fotot e publikuara bie në sy çifti që hap sezonin, një nuse mjaft e bukur nga Moldavia dhe dhëndëri simpatik nga Mirdita. Të dy banojnë në Itali ku janë njohur dhe bashkëjetojnë prej 5 vitesh. Ata janë prindër të një vogëlusheje 3 vjeçare.

Çifti  kurorëzoi lidhjen në martesë në një dasëm mjaft të kuruar në resortin e mirënjohur të Tiranës, Iliria Palace.

Sigurisht, siç jemi mësuar ti shohim, në dasmën e Marinës dhe Ndout do ishin edhe nuset konkurente. Ato janë Antonella nga Fieri dhe Algida nga Lushnja me banim në Itali.

No tags for this post.