Nuk pritet asfaltimi në Lagjen e Re në Komoran

Në fshatin Komoran të komunës së Drenasit, përkatësisht banorët e Lagjes së Re janë ankuar për mos asfaltimin e rrugëve të Lagjes dhe ndriçimin e saj. Banorët po ashtu kanë bërë një peticion të cilën e kanë dorëzuar në Komunën e Drenasit, mirëpo kjo e fundit i ka neglizhuar duke mos i marrë për bazë kërkesat e tyre.

Loading...

Bajram Tahiri, banor i kësaj lagjeje është ankuar se vetëm në kohën e fushatës zgjedhore iu kanë premtuar se rruga do të rregullohet.

“Ka kohë qe kemi bëre peticion komunës me i asfalltu këto 3-4 rrugica që kanë mbetur krejt Komoranin por kurrë nuk janë përgjigj jemi dikun 70 shtëpi, edhe po kemi shume probleme sidomos kur po bjen borë edhe shi po bëhet shumë më baltë, dhe fëmijët nuk po mundin të kalojnë, dhe çdo vit partitë politike na kanë premtuar, por 2015 erdhi edhe nuk është realizuar”, tha Tahiri për indeksonline.

Në anën tjetër më zëdhënësi i Komunës së Drenasit, Bekim Dobra, ka thënë së pas rishikimit të buxhetit do merren parasysh kërkesat e banorëve të kësaj lagje.

“Ankesat e banorëve ta lagjes së re në Komoran janë te arsyeshme, por vonesat në asfaltim te tyre është për arsye te mungesës se buxhetit te Komunës. Sigurisht se kërkesa e tyre është marrë seriozisht nga Komuna dhe nuk është anashkaluar, por mundësit buxhetore e kane pamundësuar shtrirjen e projektit në atë pjesë. Komuna i ka hartuar projektet në bazë të kërkesave te qytetareve të dala nga dëgjimet buxhetore që kanë ndodhur në bashkësi të fshatrave, te cilat pastaj kane kaluar ne Kuvend dhe kanë marrë aprovimin dhe këtë vit është paraparë asfaltimi i rrugës në Komoran në lagjen 3 dhe ne lagjen Nishori dhe Ibriqi, mirëpo me rishikimin te buxhetit mund te merren parasysh kërkesat e banoreve te kësaj lagje”/indeksonline/