Dilema ka marrë fund, Edi Reja do të jetë trajneri i ri i kombëtares shqiptare.

Presidenti Duka më në fund ka gjetur akordin financiar me italianin dhe ditën e nesërme do të bëhet prezantimi i tij.

Lajmin e konfirmojnë mediat sportive në vendin tonë duke u shprehur se gjithçka është mbyllur dhe nuk ka më asnjë pikë dyshimi.

Pas ditë më parë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka deklaruar se emërimi i trajnerit do të ndodhë në muajin prill.

73-vjeçari do ketë si synim kualifikimin në Europianin 2020 dhe t’i rikthejë identitetin kombëtares kuqezi.

Edi Reja në të kaluarën e tij ka drejtuar shumë ekipe të njohura në kampionatin italian, duke filluar nga Kaljari te Xhenoa e deri tek Napoli dhe Lazio.

E vetmja aventurë e Rejas jashtë vendit të tij ka qenë në sezonin 2009-2010, kohë kur drejtoi ekipin e Hajdukut të Spilit në Kroaci.

Kjo është hera e parë që ai do ulet në stolin e një kombëtareje. Kujtojmë që rej sezonit 2015-2016 Edi Reja është pa ekip dhe tashmë erdhi momenti të veshë uniformën sportive.