Nuk është në Kandahar por në këtë fshat të Drenicës, motrat jetojnë pa ujë të pijes |Foto

Një rast i një jetese të rëndë është paraqitur në adresën elektronike të Gazetës Drenica Press.

Loading...

Në një shkrim të shoqëruar edhe me foto, shkruan për jetën e rëndë e dy motrave të fshatit Polluzhë të Drenasit, të cilat nuk kanë as ujë të pijes.

“Kjo foto nuk është në Kandahar, por në Polluzhë të Drenasit!

Këto dy motra jetojnë në skamje, as ujë për pije nuk kanë!

Kjo është gjendja e popullit t’Kosovës …! Ku janë Qeveria dhe milionerët që nuk kanë rahmet për këtë shtresë? Turp u qoftë”, – shkruan në foton të shoqëruar me këtë mbishkrim. /Drenica Press/