Nokautet më të mira nga Tyson Fury, britanezi i pamëshirshëm (VIDEO)

Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të përballen në arena Staples Center në Los Angeles për titullin e WBC-së në pesha të rënda.

Loading...

Ky duel ka nxitur interesim të madh në botën e boksit pasi të dy boksierët janë të pamposhtur.

Britaniku në karrierën e tij profesionale ka 27 fitore, 19 nga të cilat i ka përfunduar para kohe me nokau.

30-vjeçari shquhet për maturinë e tij në ring, por edhe për teknikën e lartë.

Në anën tjetër Wilder gjithashtu është i pamposhtur, por amerikani në 40 meçe (të gjitha të fituara), 39 i ka përfunduar para kohe.

Dy fitoret e fundit të Furyt janë ato ndaj Francesco Pianeta dhe Sefer Seferit.

Wilder së fundmi ka fituar ndaj Luis Ortiz.