Nju-Jorku njeh zyrtarishtë “Festat e Bajramit”

Për herë të parë, një nga qytetet më të mëdha të botës, Nju Jorku, njeh dy festat islame në kalendarin zyrtar. Kryebashkiaku Bill de Blasio shpalli të mërkurën futjen në kalendarin e pushimeve edhe të dy festave islame, Bajramin e Fitrit dhe Bajramin e Kurbanit, duke e quajtur këtë “një ndryshim që respekton diversitetin e qytetit tonë”.
“Qindra mijëra familje muslimane nuk do t’u duhet më të bëjnë zgjedhjen e vështirë mes respektimit të dy ditëve më të shenjta për ta apo vajtjes në shkollë.“
“Ky është një ndryshim i arsyeshëm, që njeh rritjen e bashkësisë muslimane mes nesh dhe respekton kontributin e tyre në qytetin tone”, deklaroi De Blasio.