Komuna e Drenasit, ndjen për obligim të sqaroj qytetarët e Komunës, veçanërisht banorët e fshatit Çikatovë e Vjetër se Komuna e Drenasit është marr me shqetësimin e banorëve të këtij fshati duke takuar disa herë banorët e lagjes Morina dhe Makolli si dhe ka adresuar me kohë ne instancat shtetërore shqetësimin e tyre.

Pos takimeve që ka mbajtur, me datën 15.04.2019, Komuna e Drenasit i është drejtuar me kërkesë për informacion në lidhje me ngastrat kadastrale të ndërmarrjes së Ferronikelit në Drenas, të lagjes Morina dhe Makolli nga Çikatova e Vjetër, tek Agjencioni Kosovar i Privatizimit (AKP) në Zyrën Ligjore të këtij institucioni.

Pas dërgimit të kërkesës për informacione nga Komuna e Drenasit lidhur me ngastrat kadastrale të lagjes Morina dhe Makolli, Agjencia Kosovare e Privatizimit me datën 19.04.2019 ka kthyer përgjigje lidhur me këtë shqetësim.

AKP-ja në përgjigjen e tyre, ka sqaruar se me datën 15.06.2006, me vendim të Bordit të Agjencisë ka shkuar në procedurë të likuidimit, dhe në pajtim me nenin 43.3 të Rregullores së UNMIK-ut, çdo person i cili ka pasur pretendime për ndonjë të drejtë apo çfarëdo kërkese ndaj kësaj ndërmarrje, ka pas të drejtë të paraqesë atë në procedurë të likuidimit deri më 26.09.2006. Ndërsa nëse nuk  paraqitet një kërkesë e tillë, nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë në ndarjen e fondeve të fituara nga likuidimit. Kundër vendimeve të autoritetit të likuidimit palët e pakënaqura kanë pasur të drejt ankese në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.

Me këtë informatë zyrtare, janë njoftuar banorët e lagjes Morina dhe Makolli të fshatit Çikatovë e Vjetër, ndërmarrja e NEWCO “Ferronikelit”, Stacioni Policor në Drenas, Gjykata Themelore në Prishtinë dega në Drenas si dhe Drejtoria e Kadastrit, Gjeodezisë dhe Pronë në Komunën e  Drenasit.

Komuna e Drenasit zotohet dhe do të jetë e përkushtuar që ta mbrojë pronën e secilit persona fizik apo juridik në Komunën e Drenasit.

Për hir të korrektësisë, në formën e fotografisë gjeni kërkesën për informacione drejtuar AKP-së nga Komuna e Drenasit si dhe përgjigjen e këtij Agjencioni drejtuar Komunës.

No photo description available.

Image may contain: textImage may contain: text