10 gra të cilat vinë nga e njëjta familje i kanë shpëtuar kancerit të gjirit.

Joyce Waite 76 vjeçare ishte e para e cila u diagnositifikua më këtë sëmundje vdekje prurëse në vitin 2002. Kunatat dhe vajzat e saj kaluan nëpër të njëjtin fat.

Ato deklaruan se “fakti që kemi qenë të gjitha duke u përballur me këtë sëmundje, e ka bërë më të lehtë, ne jemi një familje e afërt dhe kemi qenë aty për njëra tjetrën”, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Ne të gjitha kemi luftuar me kancerin si familje dhe i kemi ndarë përvojat tona me njëra-tjetrën gjë që ka ndihmuar shumë. Ajo mbështetja dhe dija që dikush i ka shpëtuar kësaj sëmundje është e mahnitshme.

Po thuajse, 270 mijë gra në Amerikë dhe 52 mijë në Britani diagnostifikohen me kancer të gjirit, çdo vit, raportojnë studimet.

Pas Joyce e cila u diagnostifikua me këtë sëmundje, ishte motra e saj e dytë Barbara që përjetoi të njëjtën sëmundje dhe më pas anëtarët e tjerë të familjes se Joyce.

 

No tags for this post.