Njeriu i zemrave Elvis Naçi ndihmon motrat Demi, u gjen strehë

Një vizitë e papritur nga njeriu i zemrave, Elvis Naçi i ka lënë pa fjalë motrat Demi. Duke lotuar Flora dhe Miranda panë të hyjë brenda kasolles më plastmasë Elvisi. Një surprizë e bukur kjo që shoqërohet me fjalë zemre dhe përqafime të gjata “Faleminderit shumë për respektin” thotë të emocionuara njëzëri. Ishte një vizitë aq e papritur sa Miranda mezi po i përmbante emocionet. Ato e dinë tashmë, se Elvis Naçi troket vetëm për të dhënë lajme të mira.

Loading...


“Turp më të madh nuk ka, të jesh në shtëpinë tënde e të përfundosh në këto kushte është e tmerrshme. Nuk kam fjalë për situatën, Ju nuk do rrini kurrë këtu”, -thotë Elvisi.

Jashtë Fatma Naçi, bashkëshortja e Elvisit u dhuroi lule duke u sjellë buzëqeshjen. Së bashku shkojnë në një godinë, “Ja këtu do qëndroni, do ta mobilojmë shpejt që të sistemoheni. Do jetoni me dinjitet tani e tutje jo më në atë kasolle”, -u thotë Elvisi Mirandës dhe Florës.
(ed.me/BalkanWeb)