Dhjetë të vdekur, 40 të lënduar, 35 prej tyre në Spitalin Ushtarak dhe 5 në Klinikën “Nëna Terezë” në Shkup është bilanci nga rrokullisja e autobusit në autostradën Shkup-Tetovë.

Ndërkohë, kalimtarët e rastit dhe qytetarët të cilët gjenden në vendngjarje janë mbledhur grup dhe po mundohen që të rrokullisin autobusin, për të mundësuar tërheqjen e udhëtarëve që kanë ngelur brenda autobusit të nxirren jashtë.

Mjete të rënda janë sjellur në vendngjarje për të mundësuar që të lëvizin autobusin, kujtojmë që autobusi është rrokullisur në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë./gazetametro.net